Aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës shfrytëzohet mesatarisht nga 3,500 persona në ditë për udhëtime jashtë dhe brenda Kosovës.
Ka më tepër se 3 javë që Komuna e Prishtinës ka lëshuar në qarkullim linjën e autobusëve Prishtina – Aeroport dhe anasjelltas.
Megjithatë qytetarët nuk janë duke e shfyrtëzuar ashtu siç ishte pritur, shkruan Indeksonline.
Sipas zyrtarëve të Komunës, mesatarisht një autobus bartë 5 udhëtar në ditë por ka raste të shpeshta kur autobusi e kryen gjithë rrugëtimin me vetëm 1 udhëtar.
Aktualisht janë dy autobus që realizojnë udhëtimet Prishtinë – Aeroport dhe anasjelltas duke filluar nga ora 03:00 deri në 21:00.
Pikënisja është në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.