Adriana Matoshi po shijon sukseset e filmit të fundit ‘Shpija e Agës’.

Sukseset e saj tashmë kanë kaluar kufijtë shqiptarë.

Sonte, aktorja e njohur kosovare po merr pjesë ne premierën botërore në Toronto ku edhe është hera e parë që merr pjesë një film shqiptarë.

Këto emocione aktorja kosovare i ka ndarë me adhuruesit edhe në llogarinë e saj në Instagram ku edhe erdhi elegante në dukje.

“Sonte për herë të parë në historinë shqiptare, premiera botërore në Toronto do të jetë një film kosovar. Kosova ka një histori, ka artistë, një zemër dhe forcë për t’i thënë botës që ne dimë. Falënderoj të gjithë ata në këtë jetë që besojnë në mua, dhe falënderoj Antoneta që më besoi me këtë rol të fortë të Lumes. Unë kurrë nuk do të arrija vetëm, pa përkrahjen e artistëve, dhe sonte do të ndriçoj me veshjen e Drenusha Xharra … Familja ime e dashur dhe miqtë e mi janë motivimi im! Sonte do të mbaj duart sepse e di që do të jesh gjithçka me mua. Më uroni fat, ju dua shumë!”, ka shkruar Adriana.

MUND TË JU PËLQEJNË