Bukuroshja shqiptare Eni Koçi, nuk po i ndal ushtrimet për një trup sa më të formësuar, shkruan Kosovarja.

Ajo për kohë të gjatë, u përfol për lidhjen me Genc Prelvukajn të cilën e mohuan, derisa doli një imazh që shfaqte çiftin dorë për dorë.

E pas kësaj, dolën zëra se dyshja i kanë dhënë fund romancës së tyre, por këtë gjë së fundi e demantuan.

Ata po përgatisin projektin e radhës, i cili do të vijë së shpejti.

Por, nuk do të ishte e papritshme në rast se së shpejti çifti do të japin lajmin e madh, kurorëzimin e dashurisë së tyre.

/Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË