Çrregullimi sezonal i disponimit është një lloj depresioni, i cili lidhet me ndryshimet e sezonit përkatësisht të kohës.

Ky çrregullim pak a shumë fillon dhe mbaron në të njëjtën kohë çdo vit. Simptomat e këtij çrregullimi fillojnë gjatë sezonit të vjeshtës dhe përfundojnë në pranverë.

Simptomat kryesore, që tregojnë se jeni duke vuajtur nga ky çrregullim janë:

Depresion i vazhdueshëm

Humbje e interesit ndaj aktiviteteve

Probleme me gjumin

Probleme në koncentrim

Humbje e apetitit

Trajtimi i këtij çrregullimi, përfshin metodën e terapisë së dritës, medikamentet dhe psikoterapinë. Disa nga shakatarët e këtij lloji te depresionit janë: ora biologjike e organizmit, lëkundja e hormonit të serotioninës, si dhe lëkundja e hormoneve të tjera të lidhura me gjumin dhe disponimin.

Personat, të cilët janë më të rrezikuar nga këto çrregullime janë ata, që kanë një histori familjare me një problem të tillë, ata që kanë çrregullime të tjera bipolare si dhe personat që jetojnë larg ekuatorit ku nuk ka shumë kohë me diell.

MUND TË JU PËLQEJNË