Rritja e mjekrës mund të jetë një nga zgjidhjet më “problematike” në jetën e një burri. Shumë burra me mjekër kanë një numër shqetësues të besimeve të pabaza në lidhje me përfitimet që ajo sjell.

Një nga pyetjet e zakonshme është se “a ju mban mjekrra ngrohtë gjatë dimrit?”

Rezulton se ka disa të dhëna aktuale në lidhje me këtë pyetje konfuze. Ato i prezanton doktor Anthony Rossi, i cili argumenton se mjekra ju mban të ngrohtë – ngjashëm si flokët në kokë. Ato janë të mira të mbahen gjatë dimrit, pasi do ta izolojnë fytyrën nga të ftohtit, transmeton Reporteri.net.

Qimet e mjekrës janë më të trashë se flokët e kokës dhe rriten në një cikël të ndryshëm nga ato në kokë, thotë Dr.Rossi, i cili ka botuar edhe studime në këtë fushë.

“Historikisht, burrat që punonin jashtë kishin mjekër të gjatë”, shpjegon Dr. Rossi, gjë që na bën të kuptojmë se mjekra ju mban të ngrohtë. “Qimet ekzistojnë për të na ndihmuar të rregullojmë temperaturën e trupit, kështu që kjo ka kuptim”, thotë ai.

“Kur ne kemi të ftohtë, muskujt e vegjël në lëkurë ngushtohen, duke bërë që qimet në trup të ngrihen. Ato qime bllokojnë ajrin dhe nxehen mbi lëkurën tuaj, shpjegon ai.

Kjo ndodh në fytyrë, si dhe në trup. Një studim evropian i vitit 1988 tregoi se, në mesin e burrave me mjekër të ekspozuar ndaj nxehtësisë, ata tullacë prodhojnë dy herë më shumë djersë se sa ato me mjekër dhe flokë, gjë që nënkupton që mjekra bllokon nxehtësinë, thotë Dr. Rossi.

Po ashtu është vërtetuar se qimet e fytyrës përmbajnë përfitime të mira për shumë simptoma. Sidomos në lidhje me rreziqet që lidhen me ekspozimin ndaj diellit. Në një studim të publikuar nga revista Radiation Protection Dosimetr thuhet se mjekra do të ngadalësojë rrezatimet e diellit deri në 90 % apo 95 %.

Kanceri i lëkurës, melanoma, ose më thjesht djegia nga dielli mund të shmangen nëse nuk rruhemi në mëngjes. Më mirë akoma, mjekra e mbron gjendjen e lëkurës, e cila kur është e ekspozuar para diellit plaket shumë shpejt.

MUND TË JU PËLQEJNË