Të kesh buzë mishtore dhe sensuale është një ëndërr e të gjithave, por para se të vraponi tek metodat drastike është mirë që të mendoni nëse ja vlen ky mundim.

Mes fillerit, acidit hialuronik dhe ndërhyrje estetike, fryrja e buzëve është kthyer prej kohësh në maninë e yjeve, femrave të showbiz-it vendas, por edhe vajzave të zakonshme. Shpesh rezultatet janë aspak të mira, edhe pse ky trend ka gjetur terren dhjetë vitet e fundit masivisht.

Angelina Jolie është pa frikë arsyeja pse buzët u kthyen në obsesion. Me format e saj sensuale, aktorja e Hollivudit, është një ikonë që përpiqet të imitohet sistematikisht nga kirurgët estetike.

Hidhini një sy femrave që ju rrethojnë dhe pa frikë do të gjeni më shumë se një, e cila nuk i ka rezistuar dot buzëve të trasha dhe joshëset. Të kesh buzë mishtore dhe sensuale është një ëndërr e të gjithave, por para se të vraponi tek metodat drastike është mirë që të mendoni nëse ja vlen ky mundim.

Tendenca e mjekësisë estetike

Buzët e sezonit të ri janë në proporcion me njëra tjetrën dhe të shkëlqyeshme. Kjo tendencë vjen nga mjekësia estetike, e cila ka nisur të ketë kërkesa të shumta nga gratë e moshës mbi 40 vjeç, të cilat kërkojnë buzë të reja dhe të hidratuara, por pa ekzagjerime. E reja e këtij viti janë pikërisht fillerat hidratues.

Filleri i ri, efekt shkëlqyes

Ekzistojnë disa tipe fillerash, të cilët janë krijuar enkas për të “fryrë” buzët, duke ju dhënë atyre volum. Fillerat e ri me efekt shkëlqyes i bëjnë buzët të duken edhe më të mbushura por duke i përshtatur me formën natyrale.

MUND TË JU PËLQEJNË