Mamografia gjatë shtatzënisë është përgjithësisht e sigurt pasi sasia e rrezatimit prej saj është minimale. Sidoqoftë, ekspertët nuk rekomandojnë kryerjen e mamografisë kur jeni shtatzënë. Duhet ta shtyni atë pas lindjes së fëmijës.

Çfarë ndodh nëse ndiej një kokërr në gjoksi gjatë shtatzënisë? Nëse jeni shtatzënë dhe keni ndonjë problem me gjoksin tuaj (si p.sh. një gjëndër), ju rekomandojmë që menjëherë të flisni me mjekun, i cili mund t’ju këshillojë të kryeni një ultratingull. Një mamografi do të bëhej vetëm nëse është absolutisht e nevojshme dhe mund të kryhet në mënyrë të sigurt gjatë shtatzënisë, pasi barku juaj do të mbulohet nga një mbrojtëse.

A mund të bëj mamogragi nëse ushqej fëmijën me gji? Kur jeni duke ushqyer me gji, grumbullimi i qumështit në gjëndrat tuaja të gjirit rrit dendësinë e indeve, gjë që potencialisht mund ta bëjë më të vështirë gjetjen e anomalive në mamografinë tuaj. Zakonisht rekomandohet që të kryeni mamografinë 3 muaj pas përfundimit të gjidhënies. Megjithatë, nëse jeni në rrezik të lartë për kancerin e gjirit ose nuk keni patur mamografi në disa vite dhe jeni mbi moshën 40 vjeçare, duhet të fisni me mjekun, pasi ai mund t’ju rekomandojë të bëni një mamografi. Nëse keni nevojë për një mamografi ndërsa jeni duke ushqyer me gji, është mirë të pomponi qumështin ose të ushqeni gji fëmijën tuaj rreth 30 minuta para ekzaminimit.

A ndikon mamografia në prodhimin e qumështit? Mamografia nuk ndikon në qumështin tuaj në asnjë mënyrë. Nuk do ta ulë prodhimin e qumështit dhe do të jetë krejtësisht e sigurt që të ushqeni me gji menjëherë pas përfundimit të saj./BURIMI ”PËR NËNAT”

MUND TË JU PËLQEJNË