Me siguri ju kujtohet kënga “Të dua, s’të dua”, një hit që u dëgjua dhe u pëlqye mjaft shumë nga një publik i gjerë i asaj kohe, shkruan “Kosovarja”.

Por, karriera e Leonora Poloskës nuk filloi me këtë këngë. Ajo është ngjitur në skenën muzikore qysh në moshën 13 vjeçare ku me vokalin e saj të artë rrëmbeu çmime të shumta.

Ajo ishte shumë aktive në tregun muzikor duke i ofruar fansave muzikë e hite të padiskutueshme.

U vlerësua dhe u çmua shumë si një këngëtare profesioniste, por me kalimin e kohës jeta e saj muzikore pësoi ndryshime.

Tani më ka vite që ka dalë jashtë rrjedhave të muzikës duke mos sjellë asnjë projekt të ri.

“Do të digjesh” është kënga e saj e fundit e lansuar në vitin 2015 e që nga ai vit më Leonorën thuajse e përbiu toka.

Ajo tani është e martuar me kantautorin e njohur Andin Randobravën dhe kanë një vajzë të quajtur Andora./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË