Pas disa viteve karrierë dhe projektesh të shumta, u shkëput nga lidhja e saj me muzikën dhe angazhimet e saj.

Është fjala për këngëtaren e mirënjohur Arta Bajrami, ku secila gjeneratë është rritur me hitet dhe bashkëpunimet e saj, shkruan Kosovarja.

 

Arta ashtu siç dhezi me këngët e saj dhe bëri boom gjithandej, u zhduk dhe me vite nuk u pa në skenën muzikore.

Ajo me shumë përkushtim dhe dashuri vendosi ti përkushtohet familjes së saj, dhe ta rritë vajzën e saj duke i qëndruar afër gjithnjë.

Pasi bëri një moshë e bija e saj, Arta iu rikthye muzikës dhe erdhi me një zhanër krejtësisht ndryshe, me atë popullore.

U pranua dhe kështu, dhe albumi i saj prej disa këngëve u dëgjua me të madhe dhe u bë pjesë e secilës shtëpi.

Ndodhën si ndodhën disa ndryshime sa i përket jetës private dhe profesionale të saj, dhe Arta nuk e la vetëm me kaq dhe erdhi me një transformim të flokëve.

Nga një bionde u kthye në zeshkane, duke u bërë ende më e bukur dhe tërheqëse.

Po i shikuat këto fotografi të fundit të saj që i postoi më parë, do të bindeni dhe do të mbeteni gojëhapur nga sharmi dhe pamja e saj. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË