Keni kaluar nëntë muaj duke eleminuar disa nga ushqimet tuaja të preferuara (sushi, veza e pagatuar, mishrat krudo, alkool kafe, etj etj) e tani që mbani në duar vogëlushin tuaj, mendoni se mund të shijoni sërish çdo ushqim? Epo.. jo derisa të kalojë edhe periudha e gjidhënies.

Duket se ajo çka ha nënëa, ndikon tek regjimi i të voglit, e kafeja që ju mund të pini është një nga ato pije, me të cilat duhet të tregoni kujdes.

Sipas Kolegjit Amerikan të Obstetërve dhe Gjinekologëve konsumimi i moderuar i kafeinës (1 filxhan në ditë) është krejtësisht i sigurt gjatë gjidhënies, ashtu siç edhe gjatë shtatëzanisë.

Edhe pse është e vërtetë se kafeina kalon në qumështin e gjirit, sasia që kalohet në të vërtetë tek fëmija juaj është zakonisht shumë e vogël për të sjellë efekte negative.

Por kjo nuk do të thotë se ju duhet të filloni ditën tuaj me një ekspres apo kafe të fortë pa sheqer. Këtu janë disa gjëra për tu mbajtur në mend kur bëhet fjalë për kafeinën dhe gjidhënien.

Sipas Kolegjit Amerikan të Obs-Gyn të porsalindurit dhe foshnjat e lindura para kohe janë më të ndjeshme ndaj efekteve të kafeinës.

Sa i përket ndikimit të kafeinës në prodhimin e qumështit, ekspertët thonë se nuk ekziston asnjë lidhje, por megjithatë nënat e reja duhet të dinë se kafeina përthithet nga qumështi i gjirit. Disa bebe janë më të ndjeshme ndaj kafeinës, dhe kjo mund të shkaktojë marramendje dhe refuzim të qumështit.

Nëse vëreni që fëmija juaj grindet veçanërisht pasi të konsumoni kafeinë, duhet të kuptoni se po përballet me disa efekte të padëshirueshme.

Kafeina zakonisht përthithet nga qumështi i gjirit deri në dy orë pas konsumit, ndaj e mira do ishte ta konsumonit në një kohë që nuk përkon me orarin e gjidhënies.

MUND TË JU PËLQEJNË