Dy emra të suksesshëm që nga fillimet e tyre e që po vazhdojnë edhe sot e kësaj dite, pavarësisht konkurrencës së madhe në treg, shkruan Kosovarja.

Muzika e që të dyve vazhdon të pëlqehet shumë dhe aktivitetet në këtë fushë nuk po i ndalin duke bërë atmosferë nga do që shkelin.

Ishin këto fillimet e dyshes në fjalë, ku në atë kohë artistët Hop Hop dhe RnB ishin të rrallë, e që projekti i tyre FUNKY ndezi klubet e natës dhe koncertet e shumta.

Arta ishte e para këngëtare që solli zhanrin RnB në Kosovë, një rrymë ndryshe e cila u pëlqye mjaft shumë nga rinia dhe vazhdon të sjellë hite të cilat mbeten të pëlqyerat e kohës.

Njësoj edhe Genci, karriera e të cilit është vërtetë një bagazh i madh e shumë kualitativ, e që sigurisht artistët do të ndjehen nostalgjik kur të shohin këtë imazh.

Kaq ndryshe atëherë, por të suksesshëm që nga fillimi./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË