Përbërësit
4 filxhanë ujë të ngrohtë
6 lugë gjelle sheqer
4 lugë gjelle tharm buke
1 filxhan vaj
2 lugë kripë
10-12 filxhanë miell
Udhëzimet
Hapi 1
Në një enë të madhe bashkojini ujin, sheqerin e tharmin. Lërini të pushojnë për 2-3 minuta.
Hapi 2
Më pas shtoni vajin, kripën e miellin dhe formojeni brumin.
Hapi 3
Fillimisht shtoni 10 filxhanë miell e më pas shtoni miell gradualisht sipas nevojës, duke përfituar një brumë të lagësht, por jo ngjitës.
Hapi 4
Brumin e fituar lëreni të pushojë për 10 minuta. Më pas punojeni me duar. Këtë veprim përsëriteni edhe 4-5 herë të tjera.
Hapi 5
Pas kësaj periudhe keni përfituar një brumë universal, me të cilin mund të gatuani ç’të doni.
Hapi 6
Kujdesuni që para pjekjes, pjekurinat e përgatitura me këtë brumë, t’i lyeni me të kuq të vesë e spërkatni me fara sezami ose të tjera sipas dëshirës.
Hapi 7
Piqeni për 20-30 minuta në furrën e parangrohur në 200 gradë.
Hapi 8
Ju bëftë mirë.