Është arritur të gjendet 20 vjeçari, Gentian Dermaku nga fshati Shipashnicë e komunës së Kamenicës.

Lajmi për gjetjen e tij është konfirmuar nga familjarët përmes rrjeteve sociale.

Në njoftimin e bërë në një faqe në Facebook të këtij fshati është theksuar se Dermaku është gjetur në fshatin Roganë.

“Pas një ditë kërkimi për Gentianin ju njoftojmë se është gjendur në Roganë. Një falënderim i shkon banorëve të fshatit e më gjerë, poashtu edhe Policisë së Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.

Madje shumë banorë të fshatit janë mbledhur në momentin kur Gentiani është gjendur, duke e pritur me gëzim atë, edhe pse nuk dihet se ku kishte qëndruar 20 vjeçari përgjatë kohës kur po kërkohej./Indeksonline/

 

MUND TË JU PËLQEJNË