Prokuroria ka njoftuar se dje është gjetur pa shenja jete një person i moshës 27 vjeçare nga komuna e Kamenicës. Vdekja e tij dyshohet se ka ardhë nga kontakti me rrymën.

I njejti ishte raportuar si person i zhdukur thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

“Dyshohet se një person, i moshës 27 vjeçare, nga komuna e Kamenicës, si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike, në një trafo elektrike, në fshatin Breznicë, ka humbur jetën. I njëjti është raportuar si person i zhdukur nga data 17 korrik 2019”, thuhet për rastin e të riut.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i të ndjerit është dërguar për obduksion në IML, në Prishtinë./Express

MUND TË JU PËLQEJNË