Bëjnë rrugë të gjatë dhe të vështirë për në shkollë, e megjithatë nuk ju mungon vullneti për t’u arsimuar.

Janë këto dy nxënëset e vetme të shkollës fillore në fshatin Velegllav të Kamenicës, shkruan “Kosovarja”.

Aurora dhe Anita janë vajza të axhës, të cilat vijnë nga një familje velegllavase ku edhe vijojnë mësimet në këtë shkollë.

Fotografi i njohur Arian Mavriqi ka sjellur disa fotografi që pasqyrojnë jetën dhe shkollimin e këtyre dy vajzave, për të cilat thotë se është i befasuar me vullnetin e tyre për t’u arsimuar.

“U habita me vullnetin që kishin këto nxënëse per mësime, dhe realisht menjëherë më shkoj mendja te kta nxënësit qe e kanë shkollën “në derë të shpisë” edhe me msime qëndrojnë shumë shumë keq. Imagjinoni sa rrugën e bëjnë këta fëmijë për të shku në shkolle, në borë e në shi, në dimër me borë, e vjeshtë me shi, kushte shumë të rënda për shkollim, dhe megjithatë atyre sju mungon vullneti per shkollim, bile shumë gjenerata që sot gzojnë suksese nepër botë kanë qenë nxënës të ktyre shkollave”, shkruan Mavriqi në Facebook.

Ndryshe, Velegllava është njëri ndër fshatrat e pjesës verilindore të komunës së Kamenicës, ky fshat dikur i kishte rreth 30 shtëpi, por pas viteve të ’70-ta pothuajse u boshatis tërësisht./Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË