Ujësjellësi Rajonal i KRU”Prishtina ka lëshuar një njoftim të ri për qytetarët.

‘Të nderuar konsumatorë , menaxhmenti i KRU”Prishtina” mori një vendim duke u bazuar në ndryshimin e Vendimit të Qeverisë së Kosovës për lëvizjen dhe qarkullimin e lirë.

Ju njoftojmë se duke filluar nga dita e hënë, 30 mars 2020 të gjitha pikat e arkëtimit do të jenë të hapura , aty ku ju mund të bëni pagesa për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit, nga ora 09:00 – 16:00”, thuhet në njoftimin e Ujësjellësit.

Ky vendim len për të gjitha komunat në zonën e shërbimit.
Paguani faturat e ujit, gjithnjë duke u bazuar në rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë.

MUND TË JU PËLQEJNË