Ismail Kelmendi u lind me 13.04.1949 në fshatin Ruhot të Pejës. Shkollën fillore kreu në fsh.Trestenik,ndërsa shkollën e mesme përfundoi në normale “Ali Kelmendi” në Pejë, studimet i vazhdoi në fakultetin ekonomik në Prishtinë, ku i mbaroi në vitin 1979,ndërsa mbeti pa e përfunduar magjistraturën në Zagreb për shkak të luftës së fundit.

Puna dhe veprimtaria e parë e tij ishte mësues në Shkollën fillore ”Rilindja” në Qifllak,në paralelën e ndarë në fshatin.Llapqevë të Malishevës,viti 1974-1975,duke lënë pas vetes një veprimtari të sukseshme dhe të dalluar në këtë drejtim.

Ismail Kelmendi në lëmin e mësimdhënies ka lënë poashtu gjurmë të pashlyera dhe për vite ka lënë vemrimtari të bujshme si professor I lëndëve lëndeve ekonomike edhe në në shkollën ekonomike Prishtinë,pastaj në Zveqan dhe në Mitrovicë gjatë viteve 1978 deri në 1980.
Ismail Kelmendi kishe marre pjesë gjithashtu në shumë pajtime të gjaqeve që mbaheshin në Rrafshin e Dukagjinit,duke dhën kontributin e tij intelektual e atdhetar edhe në këtë drejtim.

Mbase për shkak të këtij aktiviteti dhe tjetër,pra atij poilitik dhe atdhetar,pëqrgjatë viteve të nëntëdhjeta,shtëpia e tij bastiset disaherë nga policia serbe, duke u rahur e maltretuar dhe duke u kërcenuar që ta ndalte aktivitetin e tij,por ai ishte consistent në cdo rrethanë dhe ipaepur. Edhe në kohën e mbajtjes së Referendumit për Pavarësinë e Kosovës ai ishte ndër organizatorët e tij në fshatin Ruhot dhë në rrethinë,e ku poashtu ishte edhe Iiarrestuar nga policia serbe dhe duke e mbajtur për disa kohë në organet e tyre në Pejë,e duke u rrahur e maltretuar.por pa sukses që ta ndalnin në qëllimin e tij drejtë pavarësisë së Kosovës.

Që nga viti 1980 deri ne vitin 1990 ka punuar në Odën Ekonomike të Kosovës si bashkëpuntor profesional dhe sekretar i shoqatës për tregti,komunikacion,turizëm dhe hoteleri pranë OEK-së .Edhe në këtë periudhë kohore në të gjitha këto djretime Ismai Kelmendi ishte I dalluar në punën e tij profesionale etj,por duke rënë në sy të ish pushteti të dhunshëm serb,pra duke u treguar I pakompromis ndaj të vërtetës së Kosovës, dhe ai atëbotë ngriti zërin e tij përballë atij pushteti të dhunshëm duke mos pranuar të punonte nën masat e dhunshme.

Ai për këtë atëbotë del hapur duke kundërshtuar masat e dhunshme serbe të regjimit që ishin në disfavor të zhvillimit të Kosovës,e që të drejtën e tij ai e arsyeton botërisht me profesionalizmin e tij,duek thën hapur se masat e dhunshme të sistemit po e varfëronin Kosovën dhe këto ishin masa kolonizuesee jo në favor të Kosovës,pra për këtë atëbotë kanë shkruar gazetat më në zë sin ë Kosovë poashtu edhe ato serbe,dhe kjo mbase I ka rezultuar atij që më vonë të ketë edhe pasoja repressive dhe më karrierën e tij.Por.,ai gjithnmonë ishte në mbrojtje të të drejhtavetë popullit të tij dhe në këtë qëndrim ishte shumë dinjitoz përgjatë tërë kohës dhe rrjedhave të mëturjeshme.

Me dt:27-03-1992 deri me23.03.1999, si larguar nga pushteti serb nga puna,ai ka punuar në Këshillin për Financim në Komunën e Pejës,dhe ishte edhe anëtar i kryesisë aë këtij këshilli.Këtë veporimtari ai e ka zhvilluar kryesiht në komunën e Pejës deri në shpërthimin e luftës.

Në kohën e luftës, duke u strehuar përkohësisht në Shqipëri,ai edhe atje nuk ndalë angazhimi i tij, qoftë duke u ndimuar popullatës në forma të ndryshme, me veshmbashje dhe gjera ushqimore,poashtu edhe filloi të jep mësim në qytetin e Fierit për nxënësit kosovar.
Gjat luftës ishte aktiv në Ushtrinë çlirimtare të Kosovës,duke bërë strategji për strehimin e familjeve dhe duke ndimuar shumë djem të UCK-së, për të kaluar drinin transit nëpër fshatin ruhot.Pra angazhimi dhe kontributi i tij në këtë drejtim ishte I shumanshëm dhe i pazënvendësueshëm.

Njëherit ishte poashtu pjesë e organizimit të vetëmbrojtës, duke bër roje natën,pra duke mbrojtur familjet që ishin të strehuara në fshatin Ruhot,deri në momentin e largimit të popullatës për në Shqipëri.

Pas luftës me 1999,ai ka qenë i ftuar nga Oda Ekonomike e Kosovës të vazhdoi punën dhe ku ka punuar deri në vitin 2001.
Nga dt: 02.04 2001 -28.04-2004 ishte Drejtor për Zhvillim Ekonomik në Pejë(deri në momentin e vdekjes).

Me dt:18.01.2001 e deri me 28-03.2004 ishte poashtu edhe kryetar I Shoqatës së TRUPAVE MBROJTËSE Të KOSOVËS (TMK)- DEGA NË PEJË.
Ismail Kelmendi ishte gjithashtu edhe veprimtar i shquar politik,duke vepruar politikisht që nga themelimi I Lidhjes Demokratike të Kosovë deri në vdekjen e tij.

Ai do të shquhet edhe në këtë veprimtari,duke gëzuar një autoritet të theksuar në Komunën e Pejës dhe më gjerë,por duke qenë pokështu edhe anëtar I Kryesisë së LDK-së në Pejë për një kohë.Veprimtaria dhe kontributi Smajl Kelmendit,ai inelektual,profesional dhe atdhetar, është i formatit dhe primatit më të gjerë,pra që nuk mund të shkruhet e të thuhet e tëra brenda konturave të këtij shkrimi.

Vëllaznim Kelmendi

MUND TË JU PËLQEJNË