Tashmë thuajse të gjitha vendet e rajonit janë prekur dhe kanë konfirmuar rastet e para me koronavirus. E ndonëse në Kosovë nuk ka ende ndonjë rast të konfirmuar, rastet e paraqitura në vendet fqinje kanë ngritur alarmin edhe për institucionet tona dhe në një masë panikun tek qytetarët.

Qytetarët e Kosovës ditëve të fundit po përballen me frikën e shpërthimit të koronavirusit, pasi tashmë pas paraqitjes se rasteve të para edhe në vendet fqinje.

Si masa parandaluese tashmë në Kosovë shkollat janë mbyllur e shumë linja ajrore janë ndërprerë, ndërsa tubimet publike po këshillohet të shmangen.

E si të mos mjaftonte kjo, Ujësjellësi Rajonal Prishtina ka ‘kërcënuar’ disa konsumatorë me shkyçje shkaku i borxheve të papaguara për ujë e kanalizim.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina sot u ka dërguar konsumatorëve këto njoftime, duke u dhënë afat deri në ora 15:00 ose përndryshe do të shkyçen.

Po ashtu, FaktePlus mëson se në pikën e pagesave ka radhë të gjata dhe nuk ka fare mundësi të kryhen pagesat me kartelë, por vetëm me para kesh.

Kujtojmë se ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi në një konferencë të jashtëzakonshme ka bërë publik një numër ku mund të drejtohen qytetarët për të njoftuar lidhur me rritjen e çmimeve. Deri tani, në këtë numër janë pranuar mbi 200 thirrje.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se që nga ora 10:00, ka pranuar 228 thirrje nga qytetarët, të cilët kanë raportuar rritje të çmimeve, kryesisht tek markete dhe farmacit, të njëjta janë adresuar tek inspektorët tatimor për trajtim ligjor.

“Sot nga ora 10:00 deri më tani përmes linjës pa-pagësë 0800 80 800 kemi pranuar 228 thirrje nga qytetarët, të cilët kanë raportuar rritje të çmimeve, kryesisht tek markete dhe farmacit, të njëjta janë adresuar tek inspektorët tatimor për trajtim ligjor”, thuhet në komunikatë.

E për shkak të ngarkesës së madhe të thirrjeve, ATK-ja ka mundësuar edhe një linjë tjetër alternative për raportim, por me pagesë.

“Për arsye të ngarkesës se madhe të thirrjeve të qytetarëve në linjën pa-pagës, Administrata Tatimore e Kosoves ka mundësuar edhe një linje tjetër alternative për raportim: 038 222 165 (kjo linje është me pagesë)”, njofton AKK’ja./FaktePlus

MUND TË JU PËLQEJNË