Një 27-vjeçare polake është viktima më e re nga koronavirusi. E reja ndërroi jetë vetëm pak ditë pasi solli në jetë fëmijën e saj.

Ajo ishte infektuar me koronavirus nga nëna e saj, e cila ishte kthyer nga Italia.

Gruaja nga provinca e Podkarpackie në Poloni kishte vetëm një javë që kishte lindur me një ndërhyrje çezariane.

Pas simptomave të para u shtruar në spital ku fatkeqësisht nga insuficienca respiratore përfundoi në terapi intensive. Pas disa ditësh u diagnostikua me ‘sepsi’, një lloj infeksioni bakterial.

27-vjecarja u operua me urgjencë, por pas 12 orësh ndërroi jetë.

Deri më tani në Poloni janë shënuar 5 viktima dhe 425 të infektuar me koronavirus.

MUND TË JU PËLQEJNË