Pak minuta më parë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publikë të Kosovës, njoftoi për dy raste të reja me Covid-19.

Burime të Indeksonline bëjnë me dije se 43 vjeçari që rezultoi pozitiv në testin për koronavirus është punonjës në spitalin e Gjakovës.

Po i njëjti, mësohet se është familjar me çiftin që doli pozitiv pak ditë më parë në këtë komunë.

Ndryshe, IKSHP ka njoftuar se vetëm sot janë testuar gjithësej 77 mostra të dyshimta për virusin SARS-CoV-2 ku dy prej tyre dy prej janë pozitive.

Kurse nga data 08.02.2020 deri me 20.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 417 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej njëzet e katër raste kanë rezultuar pozitive.

MUND TË JU PËLQEJNË