Vlog është një hapsirë në rrjete sociale, ku një person publikon gjëra të jetës së tij qoftë profesionale, apo private, shkruan “Kosovarja”.

Në Kosovë, ka pak vloger, e megjjthatë, tani është dikush që ka realizuar një vlog profesional dhe shumë atraktiv.

Ish modelja, prej vitesh prezantuese dhe producente e emisionit “Prive”, Liberta Spahiu, sapo ka lansuar vlogun e saj, ku do të vjen “zbuluar”, pa skenar dhe më reale se kurrë.

Liberta edhe në këtë video vjen natyrale, pa komplekse dhe ashtu siç është: e çiltër e bashkohore.

Siç kuptojmë, vlogu do të vazhdoj, me gjasë do të jetë periodik, i përdyjavshëm.

Përmes kësaj video, zbuloni më shumë mbi 24 orëshin e Libertes, bukuroshes së ekranit që gjithmonë e ndez dritën e kuqe të vëmendjes, shkruan “Kosovarja”.

MUND TË JU PËLQEJNË