Ka zë dhe vokal të jashtëzakonshëm. Flaka Krelani është këngëtarja që rrëmbeu shumë çmime me projektet e saj të mrekullueshme.
Paralelisht me sukseset në karrierë ajo është komentuar për ndërhyrjet e shumta në pamje, duke u transformuar në një femër tjetër, shkruan “Kosovarja”.
Format e saj bombastike i ekspozon vazhdimisht në rrjetet sociale duke marrë poza sa më joshëse.
Preferon që gjithmonë të duket glamuroze me grim të rëndë, fustane të ngushta e sa më të hapura duke vë në pah linjat trupore.
I ka në qejf ndryshimet drastike, andaj herë pas here rrezikon të bëjë lloj lloj ndryshimesh që të duket sa më tërheqëse.
Por para se të transformohej ajo ishte një fëmijë i këndshëm me një buzëqeshje të ëmbël. Flaka sonte ka zbuluar për fansat një imazh kur ishte vetëm katër vjeçe.
Ajo dukej një fëmij tejet i këndshëm dhe një trashaluqe e bukut./Kosovarja/