Koronavirusi ka muaj që është shndërruar në çështje globale. Përhapja e tij po ashtu ka kapur përmasat botërore, madje edhe në Kosovë po flitet e përflitet për të, kishte edhe raste të dyshuara që fatmirësisht rezultuan negativisht.

Edhe fytyrat publike janë ndikuar nga përhapja e virusit që po merr jetë njerëzish kudo nëpër botë, nuk janë të pakta postimet në rrjetet e tyre sociale që ndërlidhen me këtë temë, shkruan “Kosovarja”.

E dikush prej tyre po e sheh si sherr të këtij virusi, mënyrën e të ushqyerit në Kinë.

Modelja Arbenita Ismajli thotë se është krenare për fenë e saj që i ndalon shumicën e ushqimeve që i hanë kinezët, e që pretendohet të jenë nismë e këtij virusi tmerrues.

Me anë të një posti në Instagram ajo jep shumë arsye se përse ‘Allahu’ i ndaloi ushqimet e mishngrënësve.

Me pak fjalë : nuk lejohet të hani qen, ose t’u jepni njerëzve që t’i hanë, sepse është haram ti hani ato ose ti ndihmoni dikujt tjetër ti hajë ato. Profeti( paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të) tha: “çdo kafshë që ka dhëmbë është haram. Ndaloi ngrënien për çdo dhëmbëshqyes.
Qentë janë mishngrënës që kanë dhëmbë.

Ndër të tjera Arbenita bën lutje për pendesë: Ju duhet të pendoheni te Allahu për atë që keni bërë. Dhe Allahu është Gjithë falës dhe mëshirëplotë./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË