Thënia ‘dardha pikë nën dardhë’ po del të jetë e vërtetë në shumicën e rasteve.
Kjo nënkupton edhe ngjashmërinë mes prindërve e fëmijëve në pamje por edhe në vese e gjeste, shkruan “Kosovarja”.
Ndonëse vajza e madhe e këngëtares së njohur Shyhrete Behlulit nuk e trashëgoi talentin e nënës, ajo trashëgoi bukurinë dhe sharmin.
Njomza Martinaj edhe pse është nënë e tre fëmijëve, ajo mahnitë me linjat trupore dhe bukurinë e pakrahasueshme.
Stili i saj është unik, eleganca nuk i mungon asnjëherë, derisa merr gjithë vëmendjen në paraqitjet e saj.
Ajo ka befasuar edhe sot me pozat e saj, në ditën që vajza e madhe Elira, ka festuar ditëlindjen.
Ndonëse vajza i është rritur dhe zbukuruar, Njomza ia kalon edhe asaj, duke shkëlqyer me pamjen./Kosovarja/