Bleona Qereti është gati të rikthehet me një projekt të ri muzikor.
Këngëtarja shqiptare e cila prej vitesh është zhvendosur në Amerikë në kërkim të një karriere ndërkombëtare ka paralajmëruar këngë e re përmes rrjeteve sociale.
Bleona ka bërë të ditur se kënga “Haters” do të publikohet me 1 mars, ndërsa do të jetë e bashkangjitur me videoklip.
Për xhirimet e klipit, Bleona është transformuar në pamje duke bërë flokët ngjyrë rozë të gjata, teksa paraqitet tejet atraktive në dukje.