Jetuan bashkë sa vite, u martuan dhe janë ndër çiftet më të lumtura.

Lyrical Son dhe bashkëshortja e tij Gresa vazhdimisht ndajnë momente të bukura nga jeta e tyre për publikun, shkruan “Kosovarja”.

Festim Afrifi apo siç njihet me nofkën Lyrical Son, vazhdon të mbetët një nga reperët më të suksesshmit e hip hop artistëve në Kosovë.

E krahas karrierës ai ka krijuar familje të mrekullueshme dhe është tejet i lumtur me Gresën e dy vajzat e tyre.

Festimi e ka dëshmuar se është një baba i dashur dhe shumë i përkushtuar, shfaqet vazhdimisht pranë vajzave duke i argëtuar e kujdesur për to.

Por edhe bashkëshort i kujdesshmë, teksa shihet shpesh me gruan e tij duke shëtitur e kaluar momente të mira.

Edhe sot ai doli në një nga restaurantet për ta shijuar kohën me diell me Gresën. Ata shkrepen edhe një foto të këndshme dhe ndanë me publikun./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË