Besojmë iu kujtohet Antigona Rustolli, këngëtarja nga qyteti i Vushtrrisë, që për një kohë ishte mjaft e popullarizuar, shkruan “Kosovarja”.
Antigona, ka pasur shumë këngë, e ndër tjerash edhe atë me titull “Bëhu burrë”, mjaft e njohur për publikun e gjerë.
Antigona prej disa vitesh është tërhequr plotësisht nga muzika, kjo për shkak se ka nisur një jetë të re në Amerikë.
Ishte bashkëshorti i saj Edi Mehana, ai që nisi karrierë si aktor në SHBA, e që për hirë të tij u desh të shkonte edhe Antigona atje, shkruan “Kosovarja”.
Dashuria, të bënë ti braktisësh të gjitha, edhe karrierën.