Askush nuk e njohu dhe nuk kishte informacione rreth saj, derisa u paraqit në serialin vendor “O sa Mirë”.

Përmes këtij seriali u kuptua se kush është Arjola Demiri, ambicjet e saj për aktrim si dhe karakteri i saj, shkruan Kosovarja.

Ndonëse erdhi si një e panjohur ajo u kthye në vendin e saj në Tropojë, si një shumë e njohur, e afirmuar dhe e popullarizuar.

Me veti mori me mijëra adhurues e përkrahës që i kishte gjatë tërë kohës në Kosovë, të cilët nuk e zhgënjyen dhe i qëndruan besnikë çdo herë.

E për të mos i lënë duar bosh, aktorja e suksesshme ka lëvizur me projektet e saj dhe ka punuar shumë.

Aktorja që u largua nga Kosova, tani jeton e vepron në Tiranë, ku është angazhuar në emisionin “Portokalli”, që emitohet në ekran për çdo javë.

Po ashtu, Arjola gjatë kësaj kohe ka lujatur edhe një rol kryesor në filmin “I love Tropoja”, e që gjatë gjithë kohës është parë në prova të ndryshme për realizimin e këtij projekti, i cili do të dalë me 29 janar të vitit 2020.

Njërën nga sekuencat e shkurtra do t’ua prezantojmë tani ku shihet duke u kalëruar me kalin”. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË