Këngëtari i mirënjohur Ismet Bexheti hyn në listën e artistëve që kontribuan në forma të ndryshme për vendin.
Nëpërmjet zërit e këngës ai ndikoi duke nxitur atdhedashurinë e këmbënguljen për Liri e Pavarësi, shkruan “Kosovarja”.
Ndërkohë që pas luftës nuk u ndal të këndoj për ata që dhanë më të shtrenjtën për liri.
Këngët e tij kanë qenë gjithmonë hite të kohës, ndërkohë që edhe sot kujtohen me nostalgji të madhe.
Ndër to është edhe kënga “Mirë se vjen o vlla”, një tekst ky përmes të cilit iu bën thirrje të gjithë vëllëzërve nga trojet shqiptare ti dalin zot vendit.
E për ata që e përjetuan këtë ndjenjë në atë kohë. kjo këngë i rikthen kujtimet dhe ngjallë emocionet.
Kujtojmë se projekti i fundit i këngëtarit është dueti me reperin Gold Ag, këngë kjo e cila mban titullin ‘Prej Tropoje’ dhe i kushtohet heroit, Tahir Sinani.
Ndryshe këngëtari Ismet Behgjeti ka lindur në Kumanovë, por ka shumë vite që jeton në Prishtinë. Ai është i martuar dhe ka dy djem dhe një vajzë./Kosovarja/