Është nga këngëtaret më të talentuara dhe më me zë në estradën kosovare.

Engjellusha Salihu tashmë ka krijuar rrethin e saj të fansave dhe të adhuruesve, që nuk e ndërrojnë me asnjë fytyrë publike, shkruan Kosovarja.

Engji që nga paraqitja e saj e parë ia ka arritur ti bëjë të gjithë për vete, falë përkushtimit dhe angazhimit të saj në muzikë.

Çfarëdo që vjen dhe servohet nga këngëtarja vlerësohet dhe dëgjohet, dhe këtë po e tregojnë më së miri projektet e saj që po shndërrohen me të parën në hite.

Engjellusha përveç që është pëlqyer dhe pranuar me shumë meritë në skenën muzikore, ajo edhe ka marrë vëmendje gjithnjë me bukurinë e sharmim e saj.

Si në paraqitje skenike ashtu dhe në përditshmëri po di si të godasë me prezantimet e saj.

Ajo edhe këtë herë dukej në top formë dhe e bukur, e që këtë realitet më së miri u pasqyrua përmes paraqitjeve të saj.

Një një fotografi vetëm, e tjetrën me motrën vëllaun, këngëtarja dukej mjaft tërheqëse e po ashtu edhe këta dy. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË