Shoqata e Psikologëve të Kosovës, ka njoftuar se një grup prej 50 psikologësh, 4 psikatër, 1 epidemiolog dhe 1 mjek, të dielën do të nisen për në zonat e prekura nga kriza që u shkaktua pas tërmetit 6.4 shkallësh të Rihterit, në Thumane, Durrës dhe Tiranë.

Përmes një njoftimi për media, ata kanë bërë me dije se nisna bëhet të dielën në orën 5 të mëngjesit.

“Aktiviteti ynë ka vazhduar edhe gjatë datës 26 dhe 27 nëntor, me grupe të vogla, por që ky aktivitet do jetë më i madhi i këtij lloji me ç’rast do të bëjmë edhe identifikimin dhe regjistrimin e personave të trajtuar, në data bazë në mënyrë që të ndjekim ecurinë e tyre pas periudhës 4 javore kur është periudha në të cilën personat e traumatizuar mund të shfaqin flash back,, apo ripërjetim të skenave, çka është shumë e rrezikshme dhe si diçka duhet të ndiqet në mënyrë kontinuele me qëllimin e vetëm që ato të mos kalojnë në çrregullime mendore, apo në PTSD”, thuhet në njoftim që e transmeton Koha.net.

Në njoftim theksohet se aktiviteti do të jetë i koordinuar me Urdhrin e Psikologut në Republikën e Shqipërisë.

MUND TË JU PËLQEJNË