Mefail Rafuna, i cili ndërroi jetë dje pas një përleshjeje me armë zjarri, në rrugën “Muharrem Fejza”, në Lagjen e Spitalit, do të varroset nesër në orën 13:00 në varrezat e qytetit në Prishtinë.

Aty u plagosën pesë persona, dy prej të cilëve ndërruan jetë pasi u hospitalizuan.

Lajmin për varrimin e tij e kanë bërë të ditur familjarë të tij në rrjete sociale.

“Ju njoftojme se varrimi i më të dashurit tonë, axhës, vëllait Mefail Rafunës, bëhet nesër (e shtunë) në orën 13, në varrezat e qytetit në Prishtinë”, ka shkruar Kastriot Rafuna në Facebook.

Ai do të varroset nesër në orën 12:00, derisa trupi i tij tashmë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Detaje se si filloi e gjithë përleshja mes anëtarëve të familjes Mehmeti e Rafuna, ka dhënë sot Prokuroria Themelore e Prishtinës. Sipas Prokurorisë, gjithçka kishte filluar me një përleshje fizike, për të përfunduar më pas me të shtëna armësh.

“Në njërën anë personat me inicialet F.R. dhe M.R., ndërsa në anën tjetër të dyshuarit me inicialet B.M., N.M. dhe M.M., kanë shtënë me armë zjarri. Ndërkaq, si pasojë e të shtënave të ndërsjella, lëndime dhe plagë të rënda në vendin e ngjarjes kanë pësuar të dyshuarit me inicialet F.R., M.R., B.M., dhe kalimtari i rastit, tani i dëmtuari G.R”, thuhet në komunikatë.

MUND TË JU PËLQEJNË