Peshku ka vlera të ulëta të yndyrave të ngopura, e lartë në proteina, dhe burim i shkëlqyeshëm i acideve yndyrore omega 3.
Acidet yndyrore Omega 3, janë më të rëndësishmet minerale të organizmit, pasi sjellin ekuilibrin ndaj hormoneve, reduktojnë inflamacionin, rregullojnë sheqerin në gjak, parandalojnë koagulimin e gjakut, mbajnë kolesterolin dhe trigliceridet në ekuilibër, lehtësojnë enët e gjakut dhe i japin qelizave elasticitet.
Megjithatë, përfitimet pozitive nuk kufizohen vetëm këtu. Ndiqeni listën e plotë të përfitimeve që merrni nga konsumi i këtij mishi:
Përforcon zhvillimin e muskujve.
Zvogëlon gjasat e degjenerimit makular.
Zvogëlon rrezikun e sëmundjeve autoimmune, duke përfshirë diabetin.
Ndihmon në rregullimin e humorit.
Zvogëlon rrezikun e astmës te fëmijët.
Zvogëlon rrezikun e sulmeve dhe goditjeve të zemër.
Nxit zhvillimin e trurit të fëmijëve.
Ndihmon në humbjen e peshës.