Gjykata e Gjakovës i ka shpallur fajtor Aleksandër Abedinin dhe Edonis Goza për lëndimin e lehtë trupor.

Të njëjtit shpallen fajtor me dënim me kusht prej 6 muaj, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse nuk kryejnë vepër tjetër penale brenda 1 viti.

Po ashtu, ndaj të njëjtit nga ana e gjykatës, detyrohen që t’i paguajnë shpenzimet procedurale secili në shumë prej 40 eurosh, si dhe shpenzimet për programin e viktimave të krimit shumën prej 30 eurosh.

Ky dënim është shqiptuar në seancën e shqyrtimit fillestar nga gjyqtarit Mentor Bajraktari, pasi të akuzuarit e pranuan fajësinë për veprën penale të lëndimit të lehtë trupor.

Ata i kërkuan falje publikisht të dëmtuarit Nehat Zekaj.

Prokuroria Themelore në Gjakovë po i ngarkon të akuzuarit me veprën penale të lëndimit të lehtë trupor.

Sipas aktakuzës në maj të vitit të kaluar, në lagjen Brekoc të komunës së Gjakovës, të akuzuarit i shkaktojnë lëndime të lehta trupore këtu të dëmtuarit Nehat Zekaj.

Në aktakuzë thuhet se rasti ka ndodhur si pasojë e disa mosmarrëveshjeve të mëhershme, e kështu i akuzuari Edonis e godet në trup me shufër të metalit, ndërsa i akuzuari Aleksandër e godet me grusht e shqelma.

Me këto veprime dyshohet të kenë kryer veprën penale të lëndimit të lehtë trupor.
I dëmtuari Nehat Zekaj ka deklaruar se nuk dëshiron t’i ndjekë penalisht të akuzuarit dhe se nuk kërkon kompensim dëmi, për shkak të kushteve të dobëta ekonomike.

Edhe prokurori është pajtuar me dënimin e shqiptuar.

“Pasi që të akuzuarit e kanë kuptuar natyrën dhe pasojat, dhe ky pranim i fajësisë mbështetet në fakte dhe prova”- tha prokurori Ismet Tofaj.

MUND TË JU PËLQEJNË