Lodhja e vazhdueshme që mund të ndjeni shoqërohet shpesh me gjumë të tepërt.

Shumicën e rasteve gjumi i tepërt ka ndikim negativ në përditshmëri dhe në shëndet.

Nëse diçka e tillë nis të bëhet shumë e shpeshtë për ju, atëherë duhet të kuptoni se çfarë e shkakton këtë lodhje. Disa arsye janë të publikuar nga faqja e njohur “Bright Side”.

1. Anemia
Një nga shkaqet e lodhjes mund të jetë mungesa e hekurit në gjak, e cila çpn në anemi. Ajo shoqërohet me lodhje dhe dobësi gjatë gjithë kohës.

2.Diabeti
Diabeti shkaktohet kur insulina e prodhuar në trupin tuaj nuk është në sasinë e duhur. Më pas kjo sjell rritjen e sasisë së sheqerit në gjak.

3. Hipertiroidet
Një tjetër shkak që ndikon dhe çon në lodhje është padyshim kur tiroidet nuk prodhojnë sasinë e duhur të hormoneve. Këto hormone janë përgjegjëse për energjinë dhe funksionin e trupit.

4. Sëmundja e Alzaimer
Për shkak të gjumit të tepërt mund të shkaktohen disa akumulime beta-amiloide. Këto lloj akumulimesh janë edhe shenjat e para të sëmundjes së Alzaimer.

5. Sëmundja e këmbëve
Kjo lloj sëmundje ka të bëjë pikërisht me lëvizjen e pakontrolluar të këmbëve gjatë gjumit. Diçka e tillë shkakton prishjen e regjimit të gjumit, duke sjellë më pas dobësi trupore.

6. Apnea e gjumit
Apnea e gjumit ka të bëjë me bllokimin e rrugëve të frymëmarrjes ndërkohë që ju flini, duke ju prishur gjumin dhe duke sjellë më pas lodhje.

MUND TË JU PËLQEJNË