Shpesh herë studime të ndryshme kanë këshilluar të konsumojmë mëngjes patjetër, duke u shprehur se është vakti më i rëndësishëm i ditës.

Një mëngjes i lehtë e i shijshëm shoqëruar me një kafe, është nisja më e mirë dhe më e këshillueshme për ditën.

Madje kaq i rëndësishëm është vakti i mëngjesit, aq sa studiuesit kanë listuar 5 rregullat që duhet të zbatoni kur konsumoni mëngjes, në mënyrë që ai të jetë sai më i shëndetshëm.

1. MOS E HUMB KURRE
Nuk duhet ta shmangni asnjëherë konsumimin e mëngjesit. Disa persona nuk konsumojnë mëngjes me idenë se kjo do tu shkaktojë kile të tepërta, por kjo nuk është aspak e vërtetë, përkundrazi.

Një mëngjes i kontrolluar dhe i konsumuar thuajse çdo herë në të njëjtën kohë, është mënyra më e mirë dhe më e shëndetshme për të nisur ditën. Kjo është vërtetë e rëndësishme pasi mëngjesi të jep energji, vë në lëvizje trupin, dhe ndihmon në djegien e kalorive të tepërta gjatë ditës.

2.HANI BRENDA NJE ORE NGA ZGJIMI
Sa më parë që të konsumojmë mëngjes aq më shpejt aktivizohet metabolizmi. Duke qenë se mëgnjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, atëherë më mirë mos të presim gjatë. Zgjimi dhe konsumimi i sasisë së duhur të proteinave dhe karbohidrateve ndihmon madje që të evitoni zgjedhje të gabuara gjatë ditës. Idealja do të ishte konsumimi i mëngjesit brenda një ore nga zgjimi.

3. ME SHUME PROTEINA SE SHEQER
Sheqeri edhe pse të jep energji të menjëhershme, kjo ndodh për pak kohë dhe pasi shumë prej tyre kthehen në kalori se sa në energji. Edhe pse për të gjithë është normale që zgjimi të bëhet duke shijuar diçka të ëmbël, megjithatë këshillohet që kjo të shmanget ose të zëvendësohet me diçka tjetër më të lehtë si drithërat.

Ndërsa proteinat janë më të këshillueshme pasi janë më të shëndetshme dhe një burim i pafund energjish.

4. SEKRETI: NJE COPEZ PARMIXHANO
Konsumimi i copëzave të parmixhanos në vaktin e mëngjesit është mjaft i këshillueshëm pasi largojnë urinë dhe stimulojnë metabolizmin. Gjithashtu është e provuar se ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit.

5. KUJDES ME SASINE
Edhe pse mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës kjo nuk do të thotë se duhet ta teprojmë me sasinë. Mjafton si për mëngjesin ashtu edhe për drekën rreth 300 kalori.

MUND TË JU PËLQEJNË