Në Kosovë po vazhdon të rritet numri i të prekurve me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se edhe dy raste pozitive janë konfirmuar nga testimet e bëra nga laboratorët e QKUK-së.

Njëra nga të infektuarat është nga fshati Bubavec i Malishevës.

Ajo kishte ardhur në Kosovë para dy javës përmes Aeroportit të Prishtinës.

Në ndërkohë, ende nuk dihet nëse pas rritjes së numrit të të infektuarve, qeveria e Kosovës do të marrë masa të reja në përputhje me situatën. /Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË