Uebfaqja e cila po na ofron të dhëna në kohë reale sa i përket rasteve me virusin korona në gjithë globin “Worldometers”, ka injoruar vendin tonë, Kosovën.

E faqja tjetër e universitetit të mjekësisë “John Hopkins University”, nuk e ka regjistruar Kosovën askund në listën e vendeve të prekura me virusin korona.

Pra në asnjërën prej këtyre faqeve, në varglistën e shteteve ku ka depërtuar virusi, nuk gjëndet Kosova, anipse në vendin tonë deri tani janë konfirmuar 33 raste me këtë virus, nga të cilat një person i moshës 85-vjeç ka vdekur dje.

Ambasadorit gjerman në Kosovë, Christian Heldt po i pengon ky fakt. Ai sot iu ka bërë thirrje drejtuesve të “John Hopkins University” që të regjistrohen edhe të dhënat e Kosovës në hartën e tyre për rastet me virusin korona.

Sipas të dhënave që paraqesin këto faqe, deri tani në mbarë botën janë prekur me virusin korona 349,095 persona, prej të cilave raste 15,297 persona kanë vdekur./IndeksOnline/

MUND TË JU PËLQEJNË