26 zyrtarë kosovarë të cilët kanë qenë duke numëruar votat të cilat kanë ardhur nga Serbia në Qendrën e Numërimit të votave janë helmuar pasi janë hapur zarfet e ardhur nga Serbia.

“Janë diku rreth 26 zyrtarë që janë helmuar pra kanë marrë alergji në duar dhe fytyrë. Ne në mëngjes i kemi pas zarfet edhe aty zyrtarëve u është shfaqë alergjia. Janë 5 kuti rreth 80 litërshe që kanë ardhur nga Serbia”, ka deklaruar Besnik Buzhala.

Ndërsa Policia e Kosovës e kontaktuar nga Gazeta Insajderin kanë thënë se janë të informuar lidhur me rastin derisa ekipet e saj kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Me kërkesë të Policisë, të gjithë zyrtarët që kanë qenë brenda qendrës janë duke u trajtuar nga ekipet e mjekësisë urgjente.

MUND TË JU PËLQEJNË