Një 23-vjeçare ka përfunduar sot aksidentalisht brenda një pusi me thellësi 8 m, në lagjen ‘Mustafa Matohiti’ në qytetin e Patosit.

Mësohet se bëhet fjalë për shtetasen e identifikuar si Fabjola Serjani, e cila dyshohet se vuan nga sindroma Down.

Pas ngjarjes forca të shumta zjarrfikëse në Patos kanë ndihmuar familjarët për nxjerrjen e saj nga pusi.

Ndërkohë mësohet se vajza po transportohet në spital për kontroll.

MUND TË JU PËLQEJNË