Italia është shteti që më së shumti po vuan nga pandemia COVID-19 gjerë tani.

Pasi dje u raportua një numër rekord vdekjes prej mbi 600 për 24 orë, Italia tani numëron mbi 3000 të vdekur që nga përhapja e koronavirusit.

E, ndër ta ka edhe nga fronti i parë mjekësor. Janë plot 14 mjekë që kanë vdekur gjerë tani në Itali pasi paraprakisht u infektuan me virusin COVID-19 nga pacienëtë e tyre.

I fundit që iu shtua listës ishte Dr. Franco Galli, një mjek i përgjithshëm në Medole, Mantua, njofton Sky Italy, transmeton Gazeta Shneta.

Fronti italian i mjekëve, 14 të vdekur gjerë tani

“Shumë janë mjekë që vdesin krejt papritur, edhe pse shkaku i tyre i vdekjes mund të mos jetë direkt atribues për virusin”, thuhet në njoftimin e Shoqatës Kombëtare së Mjekëve Kirurgë dhe Dentistë të Italisë.

“Ne nuk mund t’i lëmë mjekët tanë, punëtorët tonë shëndetësorë, të shkojnë në luftë me virusin me duar të zbrazta”, thuhet tutje.

Paraprakisht, dy mjekë nga Como kishin ndërruar jetë: Giussepe Lanati, një pulmolog dhe Luigi Frusciante, një mjek familjar, që të dy më 15 mars. Të dy ishin në pension, por vazhdonin punën. Në Como më 13 mars kishte ndërruar jetë edhe Raffaele Jura, ish-shef i departamentit të Pulmologjisë.

MUND TË JU PËLQEJNË