Partia Demokratike e Kosovës tubimin e radhës zgjedhor e ka mbajtur në qytetin e Malishevës, ku para simpatizantëve, kandidati për kryeministër, Kadri Veseli u shpreh se ai asnjëherë nuk do të abuzojë me proamerikanizmin.

I pari i PDK-së, iu bëri thirrje omponentëve politik që të bashkohen me partinë e tij në luftën kundër korrupsionit, e mos të bëjnë akuza.Veseli duke e kërkuar votën në Malishevë, tha se ata janë zgjidhja më e mirë për shtetin.

Sipas kandidatit për kryeministër, tek të gjitha partitë politike ka filluar një lloj dëshpërimi, sepse siç tha ai po e dinë që PDK-ja do dalë fituese.

Ndërsa, kryetari i degës së PDK-së në Malishevë, njëherësh kandidat për deputet, Isni Kilaj tha se qyteti i tij do ta mbështetë Kadri Veselin për kryeministër, teksa shtoi se luftës se Veselit për të parandaluar korrupsionin do t’i bashkëngjiten edhe qytetarët malishevas.

MUND TË JU PËLQEJNË