Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se sot zëdhënës i kësaj partie është emëruar Besian Mustafa. Babai i Besianit, publicisti Xhemajl Mustafa në të kaluarën ka qenë zëdhënës i presidentit Ibrahim Rugova.

Vrasja e publicistit Xhemajl Mustafa përbën një nga ngjarjet më të rënda të ndodhura menjëherë pasluftës në Kosovë. Pavarësisht hetimeve të cilat janë bërë ende nuk është zbardhur rasti i vrasjes së tij.

Sot, LDK-ja ka emëruar Besian Mustafën në pozitën e zëdhënësit të partisë.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, në mbledhjen e fundit të Kryesisë, caktoi z. Besian Mustafa për zëdhënës të kësaj partie.

Besian Mustafa ishte kryeshef i Agjencisë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve KIESA, punoi si udhëheqës në menaxhimin e investimeve dhe riskut në bankat komerciale të Kosovës dhe kontribuoi në themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore. Është i shkolluar në SHBA. Diplomë të Shkollës së Mesme në Ilionis të SHBA-së, Bachelor i Shkencave në drejtimet financa dhe kontabilitet në Pensilvani dhe Master në Administrim të Biznesit në New York”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

 

MUND TË JU PËLQEJNË