Vlora Çitaku është një femër, personalitet, figurë e shquar, shembull i përkryer i një gruaje të suksesshme në skenën politike.

Ajo adhurohet shumë për punën e pandalshme që bën si ambasadore e Kosovës në SHBA, shkruan “Kosovarja”.

Femra e parë që përfaqësoi denjësisht e realisht Kosovën para krejt botës në OKB.

Dhe jo rastësisht i gjithë ky përkushtim për Kosovën, pasi që dikur shumë e njohur ishte edhe nëna e saj Sala Ahmeti, ish-deputete e PDK-së, por tash e tërhequr nga jeta politike, i ka lënë hapësirën vajzës së saj Vlorës.

Tani profesoreshë në Universitetin e Prishtinës, por në vitin 1990 kontributi i saj ishte tepër i madh.

E sidomos kontributi në rrugëtimin për lirinë e Kosovës e pjesëmarrja në tubime të shumta bëri që kjo grua të etiketohet heroinë e gjallë në mesin tonë.

Sot vajza e saj, ambasadorja në SHBA, Vlora Çitaku e kujton periudhën e vitit 1990 me një foto të nënës me vajzën e vogël në prehër.

Duke qenë se përshkrimin më të bukur të kësaj foto e ka bërë Vlora ju ftojmë t’i lexoni këto fjalë të bukura:

“Viti 1990. Nana me motrën Jetën (Jeta ka qenë 4 vjeçe) në tubimin e grave kundër suspendimit të autonomisë.

Nanën nuk e ka ndalë asgjë kurrë. Sot me krenari shfaqim fotografitë e grave që marrin fëmijët në salla parlamenti. E pra, ja nëna ime, para 30 vitesh, me vajzën e vogël në tubim protestues.

Nuk kemi nevojë të shikojmë shumë larg për t’i gjetur heroinat mes nesh.”/Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË