Kush më mirë se Vlora Çitaku ka përfaqësuar denjësisht shtetin e Kosovës në botë.

Një grua e guximshme e politikane e zonja, e cila qoftë me punë apo edhe me reagime ka ngritur zërin përballë secilit që ka tentuar ta njollos sakrificën e qytetarëve të Kosovës, shkruan “Kosovarja”.

Postin si ambasadore e Kosovës në SHBA, po e dëshmon me punën e palodhshme të saj.

Është e vetmja që meriton epitetin ambasadore, ku me paraqitjet e saj në OKB na ka zbardhur fytyrën shumëherë dhe ka ditur të ia bëj Serbisë 8 me 2 siç thotë populli, duke tërhequr vëmendjen e të gjithë ambasadorëve të pranishëm.

E padyshim se situata në Kosovë dhe problemet me të cilat po përballet vendi po e preokupojnë edhe atë, sidmos e brengosë përplasja e partive dhe përçarja e liderëve për shkak interesave e inateve personale.

Meqë jemi në kohën e zgjedhjeve ambasadorja ka ardhur së fundi me një postim në Instagram me anë të të cilit e paraqet gjendjen aktuale të vendit, e sikur përmes kësaj thënie të Mit’hat Frashëri kërkon që shoqëria të vetëdijësohet duke u bashkuar e punuar së bashku.

“Shqiptarët do t’i fitojnë të gjitha luftërat, posa ta kenë përfunduar betejën e fundit mes vete”, është kjo thënie me shumë kuptim që ajo e ka publikuar në kohën e duhur. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË