Në ditën e djeshme iu është ndarë dekoratë nderi Senatorit Bob Dole.

E gjithë kjo u kuptua përmes Ambasadores së Kosovës, Vlora Çitakut ku edhe kishte marrë pjesë në këtë dekorim, shkruan Kosovarja.

Ajo bëri me dije se Dole ishte amerikani i trerë që kishte pasur fatin ti ndahet kjo dekoratë.

Ndër të tjera, ajo tha:

“Amerika di t’i nderojë heronjët e vet. E nderuar që bashkë me Sekretarin e Shtetit Pompeo dhe Shefin e Shtabit të Ushtrisë Amerikane, pata privilegjin të marr pjesë në ceremoninë e dhënies së gradës së nderit Kolonel i Ushtrisë Amerikane për Senatorin Dole.
Senatori Dole është veteran i dekoruar i luftës së dytë botërore. Senatori Dole ēshtë vetëm amerikani i tretë të cilit i ndahet kjo dekoratë nderi. Para Senatorit Dole, promovim nderi nga Ushtria Amerikane kishte pranuar Presidenti i Parë i Amerikës George Washington dhe William Clark, eksploruesi i famshëm amerikan.
Faleminderit Senator Dole që e bëre Kosovën pjesë të kësaj ceremonie madhështore.”

Siç kuptojmë, Çitaku vazhdon të bëjë krenare Kosovën me arritjet dhe pjesëmarrjet e saj kudo, ashtu edhe si në këtë rast konkret. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË