Korabi Jetishi është ndër emrat më të kërkuar për dasma e ahengje të ndryshme familjare.

Ai po vazhdon rrugëtimin njejtë si babai, këngëtari i mirënjohur i muzikës popullore, Shkelzen Jetishi, shkruan “Kosovarja”.

Korabi krahas karrierës, ka krijuar edhe familje dhe është baba i dy vajzave.

Këngëtari u martua me Gentën në vitin 2013 dhe tani çifti janë shumë të lumtur bashkë.

Ata vazhdimisht ndajnë momente të bukura me familje duke shëtitur e argëtuar.

Vajza e madhe e Korabit është aq e lidhur me babain, pranë tij lumturohet aq shumë.

Por edhe këngëtari është mjaftë i kujdesshëm dhe i përgjegjshëm ndaj saj, duke ia plotësuar dëshirat.

Ai madje e lejon atë të argëtohet dhe të ‘përleshet’ me babain. Ajo kënaqet e qeshet në videot e fundit ku shihet duke e kapur për veshi babain.

Mbase është personi i vetën që ia bën një gjë të tillë Korabit. Eh fëmija!/Kosovarja/


MUND TË JU PËLQEJNË