Shkëlzen, Fitim dhe Valdet Pireva, gjatë ditës së sotme u detyruan që ta lëshojnë banesën e tyre në të cilën ishin me qera, si shkak që nuk i kishin paguar detyrimet e tyre ndaj pronarit të banesës.

Mirëpo, i menjëhershëm ka qenë reagimi i qytetarëve, të cilët menjëherë ofruan para dhe strehim për familjen, raportimin e gazetarit të RTK-së, Gent Rashiti.

Sic ka thënë gazetari Rashiti për Reporteri familja ka gjetur strehim dhe qytetarët i kanë ofruar para.

Sipas tij, ata janë nisur drejt një hoteli ku do të qëndrojnë sonte.

3 vëllezërit Pireva, më parë kishin jetuar në kushte të vështira sociale, ata nuk kishin pasur mundësi ta paguajnë qiranë e fundit, andaj edhe u dëbuan nga pronari i banesës.

MUND TË JU PËLQEJNË