Ka ndërruar jetë vogëlushi Donart Ahmeti nga Mitrovica, pas një përballje të gjatë me sëmundjen.

Lajmin për vdekjen e Donartit të vogël e ka dhënë vetë babai i tij, engjulli i të cilit dha frymën e fundit rreth orës 16:20 të ditës së sotme.

“Miq e dashamirë ju njoftojmë se sot Donart Ahmeti ka ndërruar jetë, me datën 28.11.2019, në orën 16:20. U prehsh në paqe engjulli jonë”, thuhet në njoftimin e Fidan Ahmetit.

Për 4 vjeçarin i cili vuante nga sëmundja e Polyendocrinopathy, ishin mbledhur plot 95 mijë euro, sa i duheshin për ta dërguar për shërim jashtë vendit.

Ai ishte dërguar për shërim në Turqi, megjithatë nuk kishte arritur të mbijetojë, duke lënë në pikëllim të thellë, miq, familjarë e qytetarë të shumtë të vendit të cilët kishin bërë çmos për shërimin e tij.

MUND TË JU PËLQEJNË