Sot me ceremoni ushtarake, u varros trupi i policit të ndjerë të Kosovës, Izet Demajt, që ndërroi jetë të enjten.

Në këtë ceremoni mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili mbajti edhe një fjalim para qindra të pranishmëve, raporton Indeksonline.

Po ashtu, disa fjalë për Izetin tha edhe vajza e tij. Ajo me fjalët që ia dedikoi babait, i bëri të gjithë të qajnë.

Përjashtim nuk bëri as kryeministri Haradinaj, i cili filloi të qaj gjatë fjalimit të vajzës së Izetit.

Kujtojmë se Demaj vdiq të enjten në Istog, pasi u plagos nga Kamer Metaj, i cili u kap nga policia derisa po tentonte të grabis një filiale banke.

MUND TË JU PËLQEJNË